Maqedonia e Veriut duhet të tregojë vullnet për ndryshim të Kushtetutës që të arrijë progres në procesin e anëtarësimit drejt BE-së, porositi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos në debatin me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), përcjell Nistori.
“Shpresojmë që Maqedonia do të përmbushë detyrimin e saj për të ndryshuar Kushtetutën dhe pastaj, jam i sigurt, që sapo të fillojmë të lëvizim me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me mbështetjen e Bullgarisë, do të jemi në gjendje të vazhdojmë në atë rrugë”, tha Kos në pyetjet nga eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev gjatë debatit.
Ajo theksoi kompleksitetin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se nevojiten 150 vendime me konsensus të anëtarëve të BE-së për fillimin dhe përfundimin e procesit të negociatave të vetëm një vendi kandidat, por se duhet bërë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos ndikojnë në negociata.
“Por kjo tashmë po ndodh dhe do të ndodhë në të ardhmen, kështu që është detyrë e të gjithëve ne t’i zgjidhim ato kur të shfaqen,” vuri në dukje Kos.
Ajo theksoi se zgjerimi sot është ndryshe nga sa ishte pesë vjet më parë dhe ka një mundësi të madhe që gjërat në këtë proces të ecin përpara. /Nistori/