Skitarja nga Prishtina që do të realizojë ëndrrën në Kinë (Video)

    Skitarja nga Prishtina, Kiana Kryeziu, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen në Pekin në muajin shkurt. Pjesëmarrjen në këto lojëra, 17-vjeçarja thotë se e kishte ëndërr qysh kur ishte e vogël. Ëndërr e saj është edhe medalja, përcjell Nistori.

    “Medalja për mua është një ëndërr e madhe. Për mua, personalisht është shumë e rëndësishme që unë të mundohem ta vendos Kosovën sa më lart në listë, në përfundim të garës. Po mundohem…synimi im kryesor është ndoshta të jem 10 sekonda në distancë me të parën dhe mezi po pres të jap maksimumin tim dhe të jem në atë arenë sportive aq të madhe”, shprehet Kiana Kryeziu.

    Kiana, 17 vjeçe, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në një olimpiadë dimërore. Ajo i ka plotësuar normalt olimpike në ciklin kualifikues në Itali, ku ka fituar pikët e përcaktuara nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë.

    Ekipi Olimpik i Kosovës ka debutuar në një olimpiadë dimërore në vitin 2018, kur ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Shfuqizimi i qeverisë teknike – VMRO nesër dorëzon në Kuvend propozimin

    Lajmi i rradhës

    Ngrica dhe acar në të gjithë vendin | Probleme me energjinë elektrike në disa zona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë