Kostadinovski denoncoi në MPB se gjyqtarët marrin kërcënime për jetën dhe sigurinë e tyre

    Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, sot ka dorëzuar denoncim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me kërcënimet ndaj jetës dhe sigurisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    Denoncimi është dorëzuar për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta të drejtuara ndaj një gjyqtari, përkatësisht gjyqtarëve që kanë të bëjnë me trajtimin e një çështjeje të caktuar nga Gjykata.

    “Kryetari Kostadinovski dënon ashpër kërcënimet e tilla ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se në një shoqëri demokratike kërcënimet e tilla dhe të ngjashme paraqesin sulm ndaj integritetit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe presion të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e pavarur të të gjithë gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Për shkak të seriozitetit të kërcënimeve dhe thirrjeve publike për dhunë, Gjykata pret nga organet kompetente që në mënyrë profesionale dhe të shpejtë të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të zbardhur këtë kërcënim dhe kërcënime të ngjashme ndaj gjyqtarëve.

    Në maj të këtij viti edhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka raportuar në polici se ka marrë kërcënime për jetë, pasi në garazhin e saj kishte gjetur një shtrat të improvizuar dhe thikë kuzhine.

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: faqebardhë, shkruam histori

    Lajmi i rradhës

    “Europa të përballet me konkurrencën nga Kina”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë