Kovaçevski: Koha për vendime që na bëjnë krenarë

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Kovaçevski ka deklaruar se të gjithë janë të vetëdijshëm se ky shans nuk duhet humbur dhe se marrëveshje më e mirë me Bullgarinë nuk do të mund të arrihet asnjëherë.

     “A do të ketë vendim për ndryshimet kushtetuese dhe me këtë vazhdim të rrugës evropiane, varet vetëm nga ne. Përgjegjësia është para aktorëve politikë, partive dhe deputetëve. Nga të gjithë ne varet vendimi. Kjo votë është votë për Evropën. Personalisht besoj se Maqedonia e Veriut dhe deputetët nuk do ta humbin këtë shans. Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë në shtet dhe ajo është se marrëveshje më të mirë nuk mund të ketë, nuk mund të ketë marrëveshje të re dhe nuk mund të ketë kornizë të re negociuese”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

    Por opozita mendon ndryshe. Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshime kushtetuese me diktat nga Bullgaria nuk do të ketë. Duke ironizuar paraqitjen e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani para tabelës ku shpjegonte kornizën negociuese, opozita kërkoi nga Osmani të tregojë se në cilin kapitull është paraparë shitja e interesave shtetërore.


    “Në cilin kapitull të BE-së parashikohet përulja e Maqedonisë deri në këtë gjendje dhe cenimi i interesave të saja? Në cilin kapitull janë paraparë tradhtia dhe përgjegjësia e cila do të pason së shpejti? Bujar Osmani, merre shkumësin dhe shkruaj me shkronja të mëdha: Ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar nuk do të ketë. Jep dorëheqjen tënde edhe pse kjo nuk do të thotë se do të shpëtosh nga përgjegjësia. Shpëtimi i vetëm janë zgjedhjet”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    Partia e Hristijan Mickoskit kërkon nga Osmani të përgjigjet se në cilin kapitull parashikohet shpirti sipërmarrës i Drin Ahmetit që ta merr Soravian pa asnjë qindarkë, hoteli i Artan Grubit në Kodër të Diellit, dyqani në Shkup dhe vetura e llojit Audi, veprat penale të Ramiz Merkos, tenderi për Arbëria Design, punësimet e familjarëve nëpër institucionet shtetërore, djegia e Spitalit modular të Tetovës, djegia e 45 personave në autobusin e Besa Trans etj. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    Politikanët e huaj i shkruajnë BE-së, ShBA-ve dhe Britanisë – Kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Serbisë në raport me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    “Reka është fakt kombëtar edhe Skënderbeu i takon kësaj trashigimie”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë