“Kovaçevski, Osmani dhe Spasovski duhet të tregojnë se si kanë shpërndarë tenderët për kompanitë e Millorad Dodikut”

    Qeveria lejoi një kompani nga lista e zezë amerikane që të fitojë tenderin miliona dollarësh në MPB, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

    “Kovaçevski, Osmani dhe Spasovski duhet të tregojnë se si kanë shpërndarë tenderët për kompanitë e Millorad Dodikut dhe çfarë interes biznesi ka nga kjo?

    Ndërkohë që qeveria akuzon qytetarët për disponim pro-rus, një kompani e diskutueshme fitoi tre tenderë me vlerë 1.643 milionë euro nga Ministria e Brendshme. Ndër të tjera, kjo kompani ka fituar tenderin për furnizimin e 1.500 kompjuterëve. Qeveria nuk sheh asgjë të diskutueshme në këtë, ashtu siç nuk pa asgjë të diskutueshme në biznesin që kishin me biznesmenin prorus Daka Davidoviq.

    Kjo është hipokrizia e Zaevizmit që Kovaçevski vetëm po e vazhdon. Po fajësojnë qytetarët, po fajësojnë opozitën dhe po drejtojnë miliona biznese në shkallë të gjerë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Kasparov: Tetë hapat për të ndalur çmendurinë

    Lajmi i rradhës

    Sa të vendosur duhet të jenë prindërit kur thonë “jo”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë