Kovaçevski: Sigurohet gaz për shkollat dhe spitalet në vend

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Facebook ka bërë të ditur se, është siguruar gaz nga Serbia për shkollat dhe spitalet, duke mos e saktësuar se për çfarë sasi bëhet fjalë, përcjell Nistori.

    “Unë premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Rryma, energjia dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë. Prandaj, pas komunikimit intensiv me kolegen Brnabiq, Beogradi zyrtar vendosi të mos anashkalojë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror. Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Ballkanit të Hapur, por edhe marrëdhënies së partneritetit, në kohë krize energjitike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz të kompresuar për shkollat ​​dhe spitalet në shumë qytete të vendit.” – shkruan Kovaçevski në Facebook.

    Ndryshe, prej 1 shtatori e deri më 31 mars të vitit 2023 do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse macet i duan libraritë?

    Lajmi i rradhës

    Energjia e shtrenjtë nga privatët / Del katër herë më shtrenjtë në tregun e lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë