Kriza energjetike mund të zgjasë për 10 vjet

    Kriza energjetike nuk do të përfundojë këto muaj. Sipas Shoqatës së Kompanive Energjetike të Maqedonisë, do të duhen disa vite dhe për këtë arsye nevojiten masa dhe aktivitete afatgjata. Qytetarët dhe institucionet duhet të kursejnë energjinë elektrike këtë dimër, sepse kemi një krizë të madhe energjetike.

    “Pas analizave në Evropë dhe në botë, kriza me siguri do të zgjasë pesë vjet, ndoshta 10, prandaj duhet të përgatitemi mirë”, tha Blagoj Gajdarxhiski – kryetar i SHKEM.

    Këtë dimër nuk përjashtohet mundësia e kufizimeve të mundshme në furnizimin me energji elektrike, ndonëse nga termocentralet shtetërore EMV thonë se kanë marrë të gjitha masat.

    “Rreziku mbetet në vjetërsinë e objekteve, pra në mundësinë e defekteve më të shpeshta. Po ta dija që nesër do të ndalet një bllok i TEC Manastirit, do të kishim ndërmarrë masa. Nëse ndodh një ndërprerje e madhe në këtë moment, mund të ketë kufizim…”, u shpreh Blagojçe Tërposki, EMV.

    Kjo situatë krijon shqetësim tek qytetarët, por edhe tek kompanitë.

    “Popullsia, veçanërisht biznesi, ka frikë se si do të mbijetojnë dhe si do ta kalojnë dimrin… Ambientet termoenergjetike janë mbi 30 vjeç, duke iu afruar fundit të jetës. Dhe po përgatiten sa më shumë që të kalojnë këtë periudhë shfrytëzimi që vijon”, tha Anton Çaushevski, Profesor.

    Çaushevski thotë se situata do të jetë kritike deri në prill. Këto qëndrime u prezantuan në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Shoqata e Kompanive Energjetike të Maqedonisë, që mbahet në Strugë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Zotohem për Ballkan pa kufij dhe përballje me sfidat”

    Lajmi i rradhës

    Nuk po vlerësohet puna e blegtorëve në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë