Kryetari i Haraçinës ia thotë në sy Mexhitit: përderisa mungon kanalizimi dhe ujësjellësi, është e pahijshme të flasim për gjëra tjera

    Haraçina në vitin 2024 ende pa kanalizim. Kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi në prani të ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, kërkoi ndihmë nga qeveria. Ibrahimi thotë se këtë problem nuk mund ta zgjidh vetëm komuna.

    “Problemet e kanalizimit dhe ujësjellësit nuk ngelin vetëm në Haraçinë, dmth ato barten në komuna të tjera, siç e përmenda, zona industriale më e fuqishme në shtetin tonë, të përfundoje në ujërat e zeza të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës, kjo nuk duhet të lejohet. Bëjë thirrje urgjente që qeveria të ndajë mjete për këto se janë gjëra elementare. Nuk po flasim, nuk po kërkojmë ne këtu parqe dhe ku e di unë ringishpill, jo bre, gjërat elementare, për deri sa mungojnë këto, mendoj se është e pahijshme të flasim për gjëra tjera”, tha mes tjerash Ibrahimi.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: ka mungesë të personelit mjekësor në çdo institucion shëndetësor

    Lajmi i rradhës

    811 mijë euro për portalet e RMV-së, për zgjedhjet parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë