KShPK hapi lëndë në lidhje me vizitën e djalit të Mickoskit në ShBA

    Kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska, tha sot se rasti është bazuar në gjetjet e saj nga shkrimet në media. Ajo theksoi se tashmë kanë kontaktuar me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, nga ku kanë kërkuar informacion se kush ka udhëtuar me kryeministrin në Uashington, gjegjësisht të konfirmohet nëse djali i kryeministrit ka udhëtuar me të në kuadër të buxhetit shtetëror dhe në çfarë cilësie, shkruan Nistori.

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) hapi një rast për udhëtimin e Jovan Mickoskit, djalit të madh të kryeministrit Hristijan Mickoski, në Uashington të ShBA-së gjatë samitit të NATO-s.

    Ditë më parë edhe LSDM-ja kërkoi nga Qeveria që të publikojë listën e të gjithë anëtarëve të delegacionit që kanë udhëtuar me shpenzime të shtetit, në mënyrë që siç thonë ata të konfirmojnë apo demantojnë këtë informacion.

    Në këtë reagimin të LSDM-së, përgjigjje nuk ka nga kryeministri, por nga partia e tij VMRO-DPMNE, nga ku thonë se djali i Mickoskit nuk ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar dhe se të gjitha shpenzimet janë paguar privatisht nga familja e kryeministrit.

    LSDM i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski të thotë nëse djalin e tij e ka marrë në ShBA me shpenzime shtetërore. LSDM përmes një komunikate i bëri thirrje Mickoskit që të japë mendimin e tij për gjithë situatën.

    Fotografia ku shihet kryeministri Hristijan Mickoski dhe djali i tij i madh është publikuar nga Universiteti “Johns Hopkins” në rrjetin social X, ku thuhet se kryeministri i RMV Mickoski, para Samitit të NATO-s, ka vizituar Shkollën e Universitetit për Studime të Avancuara Ndërkombëtare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prej sot ndalohet lëvizja në pyjet e RMV

    Lajmi i rradhës

    A mund të shkaktojë dielli dhimbje koke?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë