KShZ vendosi, të mërkurën rivotim në shtatë vendvotime

    Gjykata Administrative mbrëmë i refuzoi si të pabaza të gjitha shtatë paditë nga koalicioni “Fronti Europian”, kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rivotim në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare 2024.

    Me vendimet e Gjykatës Administrative vërtetohen vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në zone zgjedhore nr 5 dhe një në zonën zgjedhore numër 6.

    Pas këtyre vendimeve të Gjykatës Administrative, KSHZ tani duhet të organizojë zgjedhje përsëri në të gjitha shtatë vendvotimet, të cilat do të mbahen të mërkurën më 22 maj.

    “Konstatoj se Komisioni njëzëri miratoi propozimin që të rivotohet në këto vendvotime. Më falni, votimi do të mbahet më 22 maj 2024, që do të thotë të mërkurën e ardhshme”, tha Aleksandar Dashtevski – kryetar i KSHZ-së.

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot vërtetoi mandatet e deputetëve në bazë të rezultateve nga zgjedhjet më 8 maj, ndërsa nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim, deputetët e tjerë eventual do t’i publikojnë me konkluzion të posaçëm.

    Lajmi Paraprak

    Kallëzim penal për një kryetari komune i cili ka ndarë para nga buxheti gjatë zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    BDI mblidhet në Tetovë, Ahmeti: i dimë të gjitha marrëveshjet që janë bërë në bodrume

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë