Kujt po i shërben shkatërrimi dhe uzurpimi i universitetit të Tetovës?

    Universiteti i Tetovës/Fotografia:Nistori

    Aleanca për Shqiptarët pyet se kujt i shërben shkatërrimi i Universitetit të Tetovës (UT). Sipas ASh-së ka mbi një vit që mbizotëron uzurpimi institucional i UT-së, ku janë thyer të gjitha normat ligjore për funksionimin e Universitetit në korniza të ligjit të Arsimit të Lartë dhe të statutit të UT, përcjell Nistori.

    “Në bazë të ligjit për arsim të lartë konkursi duhej të dilte në maj të vitit të kaluar, por në vend që të ndodh një gjë e tillë, ne sot pas një viti e gjysmë kemi vetëm ndërrime postesh ndërmjet rektorit dhe prorektorëve, hiqu njëri vendosu tjetri. Në tetor dhe nëntor të vitit 2021 Universiteti ishte edhe pa Rektor e për pasojë edhe konstitutimi i Senatit në nëntor të vitit të kaluar ishte i jashtëligjshëm. Më e keqja është se të gjitha këto lëvizje bëhen pa bazë ligjore dhe të njëjtat i toleron Inspektorati i arsimit të lartë dhe Qeveria aktuale. Këto ditë në mënyrë tinzare kemi prapë ndryshime të posteve, ku ushtruesi i detyrës Rektor, Vullnet Ameti zgjidhet anëtar i Senatit që i njëjti të zgjidhet Kryetar i Senatit. Vallë kush është sot ushtrues detyre Rektor në UT? Të gjitha këtyre paligjësive po tu shtohen edhe keqpërdorimet financiare, gjegjësisht shumat marramendëse që harxhohen për hotele, gastronomi, naftë, rekonstruktime fiktive, mirëmbajtje të objekteve që nuk janë lëshuar në përdorim dhe plot të tjera, pa asnjë llogaridhënie e për të cilat Qeveria ka mbyllur sytë dhe veshët, vërehet qartë që në UT nuk ka një strukturë udhëheqëse legjitime dhe ligjore. Është për të ardhur keq që UT sot është i vetmi institucion i arsimit të lartë ku mbizotëron një paligjësi e tillë. Kur në të gjitha universitetet tjera zgjedhjet për rektorë u realizuan sipas normave ligjore.” – thonë nga Aleanca.

    ASh pyet se vallë kujt i konvenon një situatë e tillë në UT? A po realizohen politika të shërbimeve të caktuara për shkatërrimin e UT? Në një situatë të tillë e vetmja zgjidhje ligjore është që themeluesi gjegjësisht parlamenti i RMV të caktojë një ushtrues detyre Rektor i cili do të fillojë procedurat për realizimin e konkursit për Rektor që edhe në UT të mbizotërojë ligji.

    Ushtruesi i detyrës, sipas partisë shqiptare, duhet të jetë një personalitet i botës akademike, arsimore dhe shkencore pa ngjyrime politike i cili ka një vizion për zhvillimin e UT-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ligji për shpifje dhe fyerje votohet nga shumica parlamentare dhe opozita

    Lajmi i rradhës

    Lista me ushqimet që ju duhen për kocka të forta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë