Elon Musk i interesuar për të blerë Liverpoolin

    Babai i pronarit të Tesla, Elon Musk, Errol, ka njoftuar se djali i tij është i etur për të blerë Liverpoolit.

    Ka pasur spekulime në muajt e fundit se miliarderi mund ta blejë klubin e madhe anglez.

    Për këtë gjë Errol Musk, babai i Elon, është pyetur nga mediat, ku ka dhënë opinionin e tij në lidhje me klubin e Liverpoolit.

    “Nuk mund të komentoj për këtë, sepse ata do të rrisin çmimin”, ka thënë Errol me shaka.

    “Oh po, [ai ka shprehur dëshirë], por kjo nuk do të thotë se ai po e blen”.

    Kur u pyet nëse zotërimi i një klubi në Ligën Premier është pjesë e planeve të Elon, Errol u përgjigj: “Atij do ta pëlqente, natyrisht. Të gjithë do ta pëlqenin, përfshirë edhe mua”.

    “Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool, ne kemi të afërm me Liverpoolin. Dhe ne ishim me fat që dinim shumë për The Beatles sepse ata u rritën me disa nga familja ime”.

    “E dini, ne jemi të lidhur me Liverpoolin”, përfundoi ai. 

    Lajmi Paraprak

    Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit

    Lajmi i rradhës

    Çdo gjë që duhet patjetër ta dini për fosfatet 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë