Kuzhinierja nga Gana, Failatu Abdul-Razak duket se ka thyer rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë.

E mbështjellë me flamurin e vendit të saj, Abdul-Razak përfundoi maratonën me një përshëndetje për të pranishmit.
Ajo fillimisht pati thënë se këtë po e bënte për vendin e saj.
Ekipi i saj thotë se do t’ia dërgojë provat organizatës për thyerjen e rekordeve Guinness, ku pritet edhe konfirmimi zyrtar.