Machu Picchu është quajtur me emrin e gabuar për më shumë se 100 vjet

    I përmendur në qindra libra, artikuj, reklama dhe dokumente ligjore, Machu Picchu, një nga 7 mrekullitë e botës, është një nga vendet më të famshme arkeologjike në botë. Por, për më shumë se 100 vjet, duket se është njohur me emrin e gabuar.

    Sipas një raporti të botuar në “Ñawpa Pacha: Journal of the Institute of Andean Studies”, populli inka, një fis baritor që ndërtuan qytetin antik, ka të ngjarë ta kenë quajtur Huayna Picchu.

    Huayna përkthehet në “i ri”, ndërsa Picchu do të thotë “majë mali” në gjuhën indigjene Keçua, tha për CNN Emily Dean, profesoreshë e antropologjisë. Machu do të thotë “e vjetër”.

    Sipas autorit të raportit, Brian Bauer, profesor i antropologjisë në Universitetin e Illinois në Chicago, vendbanimi inkas besohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1420 si një pronë për mbretërit që jetonin në Cuzco, kryeqyteti i perandorisë inkase. Vendi u rizbulua në vitin 1911 nga eksploruesi amerikan Hiram Bingham.

    Pavarësisht zbulimit të emrit origjinal të zonës, ka të ngjarë të mbetet Machu Picchu, tha Bauer. Populli peruan e ka përqafuar emrin aktual, kështu që nuk do të ndryshojë.

    Lajmi Paraprak

    Fermerët ukrainas detyrohen të reduktojnë të mbjellat

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët mbështesin grevën e mësimdhënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë