Monako, vendosja e rripit të sigurimit në makina nuk është e detyrueshme

    Tingëllon e pabesueshme, por ka ende vende në Evropë ku vendosja e rripit të sigurimit në makinë nuk është e detyrueshme. 

    Mbajtja e rripit të sigurimit nuk është ende e detyrueshme në Monako, megjithëse shpejtësia maksimale në rrugët e qytetit është 50 km/orë, gjë që nuk është pak.

    Çështja u rihap në një seancë të Këshillit Kombëtar, ku katër zyrtarë të zgjedhur u shkëputën nga shumica dhe mbështetën përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurimit.

    Duke folur në emrin e saj, Mathilde Leclerc tha se Monako nuk do të ishte në gjendje të shmangte debatin e ardhshëm mbi këtë temë.

    Propozimi është që rripat e sigurimit të bëhen të detyrueshëm të paktën gjatë orëve të natës, kur rritet rreziku i aksidenteve rrugore, si dhe numri i shoferëve të dehur.

    Lajmi Paraprak

    Australia ndalon përdorimin e mediave sociale nga të miturit / Adoleshentët padisin shtetin për shkelje të të drejtave themelore

    Lajmi i rradhës

    Çmimi rrymës në RMV mund të rritet nga janari 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë