Peshon mbi 10 kilogramë, mund të arrijë shumën gjashtëshifrore – prodhohet monedha e artë me fotografinë e mbretëreshës Elizabeth II

    Mbretëria britanike ka njoftuar se është prodhuar monedha e artë që peshon hiq më pak se 10 kilogramë, dhe që është monedha më e rëndë që ndonjëherë është prodhuar, shkruan The Guardian.

    Në monedhë është fotografia e mbretëreshës Elizabeth II dhe quhet “Queens’s Beasts coin”, e për ta prodhuar janë nevojitur 400 orë punë, që mbretëresha e ka cilësuar si “madhështore” pas plotë katër ditëve duke e bërë të shndris.

    Kjo monedhë tashmë është shitur, kurse pallati mbretëror nuk ka dhënë detaje për shitjen apo blerësin, duke theksuar se monedha e përmasave të tilla dhe cilësisë do të mund të arrinte çmimin gjashtëshifror.

    Ajo është 20 centimetra e gjerë dhe është bërë nga ekspertët më të mirë – duke kombinuar aftësitë tradicionale me teknologjinë inovative.

    Lajmi Paraprak

    Si e mbron zemrën vaji i ullirit

    Lajmi i rradhës

    Rimendimi i njohjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë