Popujt misteriozë që jetuan dikur në Saharanë e Gjelbër

    Sot Saharaja është një vend i shkretuar,qëpër mijëra vjet ka qenë një pengesë e pakalueshme që ndan njerëzit, kafshët, madje edhe bimët. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Shkretëtira e Saharasë ishte dikur një zonë e gjelbër dhe e harlisur me bimësi, me liqene me ujëra të ëmbla në madhësinë e shteteve të sotme, me lumenj me rrjedhje të shpejtë që vërshonin poshtë luginave dhe me pyje po aq të dendur sa është sot Amazona.

    Por pastaj diçka ndryshoi. Pellgjet e ujit u thanë, pyjet u tkurrën dhe kodrat e gjelbra u shndërruan në një djerrinë. Po si ndodhi kjo? Shkencëtarët kanë zbuluar se afro çdo 20.000 vjet, Toka e zhvendos boshtin e saj. Kjo do të thotë se gjatë 240.000 viteve të fundit, Saharaja ka kaluar nëpër periudha të shumta të klimës së lagësht dhe të thatë.

    Periudha e fundit “e gjelbër” përfundoi rreth 5.000 vjet më parë, duke çuar në shkretëtirëzimin në rritje të rajonit. Mjerisht kjo është periudha në të cilën jemi tani dhe do të zgjasë edhe 10.000 vjet të tjera. Po si ishte jeta për ata që kanë jetuar në Sahara gjatë periudhës së “gjelbër”?

    Lumi Nil ka qenë “gjaku” i shumë qytetërimeve në rajon. Rreth tij ndodhen tokat më pjellore në Afrikën e Veriut. Dhe përgjatë historisë ato kanë ushqyer Egjiptin, Romën dhe Persinë. Edhe pse Nili ka ekzistuar 10.000 vjet më parë gjatë periudhës së Saharasë së Gjelbër, në atë kohë ka pasur një lumë tjetër më pak të njohur.

    Studiuesit francezë kanë hipotetizuar se një lum 500 km i gjatë shtrihej dikur përgjatë Saharasë Perëndimore, një terren që sot nuk e ka një lum të tillë. Sot ai do të ishte renditur si pellgu i 12-të më i madh ujëmbledhës në botë.

    Gjatë 200.000 viteve të fundit, ai ka mbajtur ujë të paktën 9 herë! Po ai nuk do të ishte lumi i vetëm i lashtë. Përrenj të vegjël dhe degë lumenjsh do të kishin ushqyer liqenet me ujëra të ëmbla në brendësi të rajonit. Ndër më të mëdhatë do të kishte qenë Liqeni i Çadit, i cili ishte 10 herë më i madh dhe i njohur sesa Liqeni Megaçad.

    Ky liqen shtrihej në një sipërfaqe prej më shumë se 400.000 km2, duke e bërë atë ndoshta një nga liqenet më të mëdhenj të botës. Krahas të tjerëve, përfshirë Liqenin Megafezan,ato do të kishin qenë shtëpia e llojeve të panumërta të bimëve dhe kafshëve.

    Saharaja do të kishte qenë plotësisht e hapur, dhe tufa të mëdha kafshësh do të bridhnin nëpër fushat e saj, duke përfshirë elefantët, antilopat dhe kafshët e egra. Kjo qasje mund të ndihmojë në shpjegimin pse ndryshuan disa lloje kafshësh.

    Për shembull, çdo kafshë që e gjeti veten në njërën anë të Saharasë, do të mbetej e bllokuar atje për mijëra vjet. Kjo është ndoshta arsyeja pse Afrika e Veriut ishte dikur shtëpia e nënllojeve të ndryshme të luanëve dhe elefantëve. Ata nuk mund të migrojnë sërish tek kushërinjtë e tyre në jug.

    Ndërkohë falë musonëve bimësia ishte e shtrirë në thuajse gjithë Saharanë. Vetëm zona të caktuara në skaje do të ishin gjysmë të thata, të ngjashme me savanat e sotme. Pra Saharaja e Gjelbër do të ketë qenë një parajsë e vërtetë, dhe njerëzit që jetonin atje do të kenë pasur qasje në pothuajse gjithçka që donin.

    Po kush ishin njerëzit që kanë jetuar në Sahara 10.000 vjet më parë. Dhe a formuan ata shoqëri shumë të sofistikuara?Një shembull i një qytetërimi të tillë ishin Garamantes. Me bazë në Libi, ata zotëronin teknologji të përparuar të ujitjes dhe ndërtuan qytete dhe fortesa me mure.

    Megjithëse këto ndërtime të mëvonshme u bënë gjatë periudhës romake, teknologjia e tyre ndoshta e ka origjinën nga periudha e Saharasë së Gjelbër, ku ata do të ishin detyruar të zhvillonin teknika të reja bujqësore.

    Sidoqoftë, nuk ka gjasa që Sahara e Gjelbër të ketë zgjatur aq shumëkohë që të arrihej një përparim i vërtetë teknologjik. Kropelin, një arkeolog nga Gjermania, ndërmori një ekspeditë për të zbuluar historinë e pushtimit njerëzor në Sahara. Ja çfarë shkruan ai: “Pas vitit 7000 Para Krishtit, vendbanimet njerëzore u vendosën në të gjithë Saharë në Lindore, duke nxitur zhvillimin e blegtorisë.

    Tërheqja e shirave musonikë nga rajoni, shkaktoi fillimin e tharjes së Saharasë Egjiptiane në vitin 5300 Para Krishtit. Popullatat parahistorike u detyruan të vendosen në luginën e Nilit ose në strehimet ekologjike, duke u larguar në Saharaja sudaneze, ku reshjet dhe ujërat sipërfaqësore ishin ende të mjaftueshme. Shfaqja e kushteve të plota të shkretëtirës në të gjithë Egjiptin rreth viteve 3500 Para Krishtit, përkoi me fazat fillestare të qytetërimit faraonik në luginën e Nilit”.

    Pra, nuk ka civilizime sahariane super sekrete? Epo, nuk mund të jemi dhe aq të sigurt, pasi çfarëdolloj monumentesh që mund të kenë lënë pas këto shoqëri do të jenë gllabëruar nga rëra e kohës. Por ne e dimë se njerëzit që jetonin atje ishin shumë të përparuar për kohën e tyre.

    Dëshmitë mbi mbarështimin e dhive dhe deleve janë gjetur në pikturat shkëmbore, gjë që tregon se blegtoria ishte shumë e përhapur. Qumështi i marrë prej bagëtive do të ruhej në tenxhere dhe më pas do të shndërrohej në krem ​​ose kos, duke e bërë më të lehtë tretjen për banorët që ishin intolerantë ndaj laktozës.

    Kjo është një arritje shumë e madhe duke pasur parasysh periudhën kohore, dhe faktin që ajo i paraprin bujqësisë. Edhe llojet e tjera të artit shkëmbor, tregojnë njerëz që zhyten për tu larë në liqene, gjë që sugjeron se aktivitetet me bazë ujin ishin të rëndësishme.

    Në fakt, një nga varkat më të vjetra në botë u zbulua në mesin e shkretëtirës së Saharasë. Kanoe Dufana i përket 8.500 deri 8.000 viteve më parë dhe ishte 8 metra e gjatë. Ai ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, duke lënë të kuptohet një revolucion të mundshëm teknologjik që çoi në zhvillimin e detarisë dhe tregtisë.

    Shpikje të tjera, përfshirë prodhimin e qeramikës, ndodhën shumë kohë para se të ishte i mundur prodhimi i ushqimit. Siti në Kongduga ku u prodhuan qeramika, u zbulua se ishte më shumë se 7.000 vjet i vjetër!

    Sot shumë nga këto vendbanime të lashta janë shumë të vështira për t’u arritur, pasi shkretëtira i ka zënë vendin gjelbërimit dikur të harlisur. Megjithatë, kush e di çfarë gjërash të tjera të fshehura mund të gjejmë? Po çfarë bënë njerëzit kur Saharaja u bë shkretëtirë? Ne e dimë që shkretëtirëzimi i saj nuk ndodhi brenda natës. Ky proces ndodhi gjatë shumë brezave,duke i detyruar banorët e hershëm të migrojnë drejt veriut dhe jashtë Afrikës.

    Çdo periudhë e gjelbër u jepte njerëzve këtë mundësi, me migrimin e parë të madh që ka të ngjarë të ketë ndodhur 100.000 vjet më parë. Ata që mbetën pas, u bllokuan në anën tjetër të shkretëtirës për shumë breza. Është ndoshta kjo arsyeja që kur hominidët e parë u larguan nga Afrika duke ndjekur të njëjtën rrugë, u bënë më vonë Neandertalët.

    Të izoluar nga bashkësia e tyre dhe përballë një mjedisi të ri, ata evoluan me tipare të ndryshme. Por të gjitha këto ngjarje ndodhën qindra mijëra vjet më parë. Po gjatë Saharasë së Gjelbër të fundit? Përveç migrimit drejt veriut, saharianët do të jenë dyndur drejt burimeve të mëdha të ujit si Liqeni Çad dhe lumi Nil.

    Me dyndjen e grupeve të mëdha të njerëzve dhe burimeve teknologjive të tyre, lugina e Nilit përjetoi lindjen e një kulture të lulëzuar, e cila çoi në ngritjen e një prej qytetërimeve më të mëdhenj dhe të lashtë të të gjitha kohërave. Sot, ne shohim me habi monumentet e Egjiptit të Lashtë.

    Po sikur ata të mos ishin të vetmit të aftë që ndërtuan piramida të mëdha dhe varre mbretërore? Po sikur këto monumente të ekzistonin përtej shkretëtirës së Saharasë, por të jenë gllabëruar nga rëra e kohës? Eksplorimet dhe gërmimet janë jashtë çdo lloj diskutimi në kushtet e një të nxehtit të madh dhe shtresave të pafundme të dunave që mbulojnë terrenin.

    Por çfarë ndodh nëse vendbanime të tëra gjenden të varrosura nën tokë? Sikur Saharaja të kishte mbetur në gjendjen e saj të gjelbër deri më sot, do të përmbysej e gjithë historia e botës. Evropa nuk do të kishte dominuar globin, dhe Afrika do të ishte qendra e qytetërimeve. / History of Yesterday/

    Lajmi Paraprak

    Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan

    Lajmi i rradhës

    Brenda 24 orëve, policia shqiptoi 322 dënime për vozitje të shpejtësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë