Udhëtimi më i gjatë në botë me tren, Portugali-Singapor

    Është hapur një linjë e re hekurudhore e cila njëherit i ka dhënë edhe epitetin e rrugëtimit më të gjatë në botë më tren.

    Udhëtimi nga Lagos në jug të Portugalisë drejt Singaporit, do të duhej të zhvillohej përmes Parisit, Moskës dhe Pekinit.

    Bëhet fjalë për 18,755 kilometra që sipas ekspertëve do të duhen 21 ditë udhëtim që treni të arrijë në destinacion.

    Gjatë këtij udhëtimi treni do të kalojë nëpër 13 shtete të ndryshme siq është Spanja, Polonia, Bjellorusia (në Europë), Mongoli, Tajlandë dhe Malajzisë (Azi).

    Megjithatë në këtë udhëtim trijavor do të ketë ndalesa, pasi për kalimin në disa vende nevojiten viza dhe dokumentacione tjera.

    Sa i përket çmimi të biletës, të gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë një udhëtim të tillë duhet të ndajnë nga 1,200 euro.

    Lajmi Paraprak

    Ursula von der Leyen: Nëse Rusia pushton Ukrainën, BE-ja mund t’i vendosë sanksione të reja

    Lajmi i rradhës

    A po dobësohet Vuçiqi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë