Video gazmore bëhet virale në internet – e lidhi kolegun me litar dhe e dërgoi për vaksinim

    Një video gazmore nga Brazili është shfaqur në rrjetet sociale, ku shfaqet një grua duke lidhur një burrë me litar dhe duke e sjellë atë për t’u vaksinuar kundër virusit Korona.

    Videoja virale tregon Ana Andrade (66) duke mbajtur një litar të lidhur fort rreth barkut të Cisera de Oliveira (48) ndërsa pret të thirret për vaksinim në shtetin brazilian të Alagoas.

    Ana tha për median braziliane TNH1 se presidentja e kompanisë ku punon i ka kërkuar që të shoqërojë kolegun dhe miken e saj në sportelin e vaksinimit.

    “Dridhej gjatë gjithë kohës, kishte frikë nga vaksina, e lidha dhe e çova në dhomën e pritjes. Aty ia lidha këmbët dhe i thashë se “tani mund të ikë”, tha Ana.

    De Oliveira ishte mirënjohës për idenë e papritur të kolegut të tij, e cila ia zbuti shqetësimet pasi u frikësua nga gjilpërat.

    “Nuk më pëlqejnë vaksinat dhe frika është diçka që na vret, e dini? Është mirë që gjithçka përfundoi siç duhet. I kam marrë të dyja dozat dhe gjithçka është paguar”, tha ai.

    Ana tha se e gjitha ishte një shaka, por se videoja u bë shumë shpejt virale dhe u përhap në të gjitha rrjetet sociale. 

    Lajmi Paraprak

    Arkitekturë e pazakontë dhe kreative që respekton natyrën përreth

    Lajmi i rradhës

    KËTË DUA T’JU THEM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë