Kurti: Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara në të njëjta synime “një Europë të lirë që jeton në paqe”

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjta synime për një Evropë të lirë të mirëqenies e që jeton në paqe.

    Kështu tha në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

    Ai tha se kjo është vizita e parë e kancelarit gjerman në Kosovë, Olaf Scholz.

    Sipas tij, Kosova është në momente shumë të rëndësishme vendimtare dhe se kancelari gjerman siç tha ai ka treguar vizion të qartë të drejtave civile.

    “Kjo është vizita e parë e kancelarit gjerman. Jemi në momentin vendimtar për vendin tonë. Pikërisht në këtë kohë të trazuar kur kemi nevojë për lidership të qëndrueshme, kancelari ka treguar vizion të qartë në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të drejtave civile. Gjermani dhe Kosova janë të bashkuara ngatë njëjta synime për një Evropë të lirë të mirëqenies e që jeton në paqe. Jemi të bashku dhe nga njerëzit tanë kanë. Mijëra ushtarë gjerman kanë shërbyer në Kosovë prej dy dekadash në kuadër të NATO-s. Kanë kaluar 22 vjet prej se Gjermani dhe 18 vendet tjera anëtarë të NATO-s janë bërë bashkë për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, që soli katastrofe humanitare. Jemi përjetë mirënjohës…Sot jemi dy ditë larg nga dita e çlirimit të Kosovës, dita kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë. Na kujtohen dhe pamjet e Kosovës, gjithçka ishte djegur djegur dhe shkatërruar. BE llogariti se rindërtimin e Kosovës së shkatërruar duheshin mbi 4 milionë dollarë”, ka thënë Kurti.

    Ai po ashtu tha se Serbia është duke vazhduar të bllokoj proceset edhe përkundër marrëveshjeve të arritura, siç është “Marrëveshja me targat”.

    Lajmi Paraprak

    Scholz në Kosovë: Çështja e liberalizimit të vizave duhet të shkojë përpara

    Lajmi i rradhës

    Sulmohet fizikisht tekniku medicinal i ndihmës së shpejtë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë