Kurti: Policia e Kosovës nuk është kundër serbëve

    Në Kuvendin e Kosovës është diskutuar edhe për zhvillimet në veriun e Kosovës, pasi të enjten është plagosur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti tha se Policia e Kosovës asnjëherë nuk është e nxitur dhe e orientuar kundër serbëve.

    “Policia e Kosovës kurrë nuk është e drejtuar e nxitur dhe orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë. Pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që mund të bëhen nga fqinji ynë verior. Mirëpo, në të njëjtën kohë ne kemi obligime dhe përgjegjësi nga Kushtetuta dhe ligji. Kur japin dorëheqje kryetarët e katër komunave në veri ka pastaj obligime kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.

    Megjithatë, Kurti ka thënë se pavarësisht “konsideratës shtesë”, Kosova ka përgjegjësi që dalin nga kushtetuta dhe ligji.

    “Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë”.

    Deputetët e opozitës gjatë seancës i kanë kërkuar Kurtit që të mos rrezikojë jetët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Bashkimi Evropian nga ana tjetër është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat të veprimeve nga të dyja anët.

    Lajmi Paraprak

    Dita botërore kundër korrupsionit | Si u vlerësua RMV-ja gjatë vitit 2022?

    Lajmi i rradhës

    KE – Shqipërisë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta, ose rrezikoni pezullimin e vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë