Kush janë frutangrënësit më të mëdhenj në botë? Shqiptarët të parët në Ballkan

    Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregojnë se cilat janë vendet e botës më frutangrënës.

    Sipas kësaj harte Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë, tregojnë të dhënat. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit.

    Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.

    Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga Our World in Data, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.

    Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person.

    Rënditja e vendeve të Ballkanit përsa i përket konsumit të frutave:

    Shqipëria: 190.8 kg

    -Greqia: 142 kg

    -Maqedonia e Veriut: 134.27 kg

    -Serbia: 131.55 kg

    -Mali i Zi: 122.87 kg

    -Rumania: 116.46 kg

    -Bosnjë-Hercegovinë: 105.62

    -Kroacia: 76.22 kg

    -Bullgaria: 51.17 kg

    Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.

    Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg) /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Tearcës shprehen të revoltuar me djegien e deponisë

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Vizbegut: Paguajmë fatura, por ujë nuk kemi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë