Kuvendi e votoi nevojën për miratimin e Kodit zgjedhor

    Parlamenti, me 59 vota “për”, tre vota “kundër” dhe asnjë abstenim, e votoi miratimin me procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili është pjesë e agjendës reformuese.

    Nënkryetari i Parlamentit, Antonio Milloshoski, i obligoi Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve, si organ kryesor punues dhe Komisionin ligjvënës juridik të mbajnë mbledhje për propozim ligjin.

    Propozimi iu dorëzua Parlamentit nga një grup deputetësh, përkatësisht Antonio Milloshoski, Zeqirija Tairi, Daniel Stojçevski, Blerim Bexheti dhe Ivanka Vasilevska. Me ndryshimet, mes tjerash, parashikohet votim elektronik nga diaspora, ndërsa ka edhe ndryshime në pjesën e financimit shtetëror të partive.

    Propozuesi, duke elaboruar pse Kodi Zgjedhor duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, theksoi se ai është diskutuar për katër muaj në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, përveç LSDM-së, e cila filloi dhe pastaj u tërhoq.

    Lidhur me modelin zgjedhor, Milloshoski tha se shumica e partive politike ishin për një njësi zgjedhore, por dy ishin për tetë dhe tre, por meqenëse nuk u arrit konsensus, mbeti në zgjidhjen aktuale me gjashtë njësi zgjedhore.

    Lidhur me votimin nga diaspora, Milloshoski tha se është arritur konsensus për ta mundësuar atë në përputhje me praktikën në Francë dhe Estoni dhe të ketë votim elektronik, të sigurt dhe të mbrojtur.

      Lajmi Paraprak

      Mickoski mburret se RMV është vendi më i lirë në Europë, ndërsa qytetarët ndiejnë shtrenjtimin

      Lajmi i rradhës

      Merova e Zhelinës mbetet pa ujë të pijshëm në vapë ekstreme

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë