Kuvendi miratoi nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

    Me 74 “për” dhe 24 “kundër”, Kuvendi miratoi nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive.

    Tani pritet që sot më vonë të mblidhet Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Komisioni Ligjvënës Juridik për të diskutuar mbi çështjen në fjalë, ndërsa më pas pas përfundimit të procedurave, pritet të votohet në seancë plenare.

    Kuvendi sot e mban seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

    Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Merr hov fushata në rrjetet sociale për kthimin e vëmendjes nga Rafahu

    Lajmi i rradhës

    Spanja zyrtarizon listën për Euro 2024, De La Fuente lë jashtë tre yje të mëdhenj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë