Kuvendi nuk dha pëlqim as për punën e Agjencisë për Rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2024. Shumica e deputetëve në komisionin e transportit, transformimit digjital, ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, konstatuan se kjo agjenci, nuk ka realizuar aktivitetet e nevojshme për kontrolle objektive dhe efikase të kualitetit të shërbimeve hekurudhore.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi raportin vjetor të Agjencisë për Rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2024. Kuvendi konstaton se Agjencia për rregullimin e sektorit hekurudhor në vitin 2024 nuk i ka realizuar aktivitetet e nevojshme për sigurimin e kontrolleve objektive dhe efikase të kualitetit të shërbimeve hekurudhore. Pika tre, Kuvendi vlerëson se agjencia për rregullimin e sektorit hekurudhor në vitin 2024 nuk i ka arritur qëllimet që priteshin, prioritetet dhe rezultatet”, deklaroi Toni Jarevski – VMRO-DPMNE. /Alsat/