Kuvendi verifikoi mandatin e 118 deputetëve të rinj

    Në kuadër të seancës konstituive, Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Verifikues me 101 vota “pro” nga gjithsej 117 të pranishëm, duke verifikuar mandatet e 118 deputetëve.

    Me këtë iu dha fund mandati deputetëve të Kuvendit të kaluar. Deputetët e rinj që mbajnë poste të tjera kanë pushuar gjithashtu detyrën. Gjithsej gjashtë deputetë janë suspenduar nga pozitat e tyre në Qeveri, kështu që Qeveria do të kryejë vetëm funksione teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

    Kryetarja e Komisionit Verifikues, Dafina Stojanovska, tha se Komisioni ka shqyrtuar raportet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet dhe zgjedhjet e pjesshme në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, si dhe deklaratën e Bilall Kasamit, në të cilën kërkon që mandati i tij të mos të verifikohet dhe se në bazë të kësaj janë zgjedhur gjithsej 118 deputetë.

    Dimitar Apasiev nga “E Majta” theksoi se raporti i KShZ-së nuk përputhet me raportin e Komisionit Verifikues dhe e kundërshtoi kërkesën e Kasamit, i cili tha se kishte nënshkruar me vetëdije se do të merrte pjesë në garë zgjedhore dhe se kishte marrë certifikatë nga KSHZ-ja si deputet dhe se nuk ka mundur të anulojë nga diçka që nuk është aty.

    Ai ka kërkuar përgjigje se përse Komisioni Verifikues ka konfirmuar dorëheqjen e Kasamit dhe jo Kuvendi.

    Talat Xhaferi, i cili mban pozitën e kryeministrit në Qeverinë teknike, ka thënë se nuk mund të mbajë dy pozita në të njëjtën kohë dhe se për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

    Lajmi Paraprak

    Përkundër vendimit të Qeverisë, Komuna e Tetovës vazhdon punimet në stadiumin në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë