Laboratorëve të shkollës së mjekësisë në Tetovë, u mungojnë pajisjet

    Mungesa e disa reagensëve kimik në laboratorët e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, ka bërë që nxënësit edhe pas përfundimit të katër viteve mësim, mos të kenë idenë se si duken këto preparate kimike. Profesorët thonë se reagensët janë hequr nga përdorimi, shkaku i pamundësisë që shkolla të pajiset me to.

    “Janë materiale që siç përmendëm kushtojnë shumë dhe neve nuk e mbulojmë dot si shkollë t’i marrim ato reagensë dhe falë edhe kolegeve që e menaxhojnë punën mirë, pra një pjesë të atyre reagensëve edhe i kanë heq nga përdorimi për hir të asaj se jo që janë edhe shumë të nevojshme por qëllimi ka qenë që të mos futen në program dhe pastaj mos i kemi ato materiale kështu që është hequr përdorimi i tyre nga plan programi”, deklaroi Lulzime Kurtishi, përgjegjëse e mësimit praktik.

    Por, përse shkolla nuk mund të pajiset me këto reagensë kimikë, që janë të nevojshëm për pjesën praktike që nxënësit e kryejnë në 21 laboratorët e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë? Sipas drejtorit të shkollës është mungesa e buxhetit.

    “Kjo na merrte 80 për qind të buxhetit andaj u detyruam që ta anulojmë gjithë tenderin. Për furnizime me këto substanca të shtrenjta neve na duhet buxhet. Komuna ka paraparë mjete për shkollat sipas Ligjit, por duhet ndihmë edhe e ministrisë sepse këto mjete nuk janë të mjaftueshme sepse ne duam të funksionojmë qind për qind siç parashihet në bazë të planeve”, tha Binaz Pajaziti, Drejtor i SH.M të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”.

    Ndryshe, shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë ka rreth 2111 nxënës, ndërsa 60 për qind e këtyre nxënësve, kanë përveç pjesës teorike, edhe atë praktike. Përveç mungesës së këtyre reagensëve kimik, laboratorëve iu mungojnë edhe pajisje të tjera, për zhvillimin normal të mësimit në mjekësinë e Tetovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përse nuk kemi elita të reja politike?

    Lajmi i rradhës

    Edhe një dështim i radhës i Ejup Rustemit për hapjen e pjesshme të autostradës për në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë