LARG E MË LARG ME BULLGARËT!

    “Tonet” e ashpra në adresë Shkup-Sofje nuk kanë të ndalur. Në një periudhë kur flitet për një marrëveshje të mundshme në mes Këshillit Europian dhe palës bullgare që ndryshimet kushtetuese që parashohin futjen e bullgarëve në Kushtetutë të jenë kërkesë e vetme e Bullgarisë, palët nuk kursejnë deklarata që mund të ndikojnë për keq në raportet dhe arritjen e një kompromisi. “Kacafytjet” e fundit Shkup-Sofje janë në mes kryeministrit Mickoski me ministrin e jashtëm bullgar Georg Georgiev, në aspekt të asaj se a po përzihet Bullgaria në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Hristijan Mickoski, ka shprehur keqardhje që ministri i ri i Punëve të Jashtme të fqinjit tonë të lindjes ka harruar se politikat e fqinjësisë së mirë janë një vlerë themelore e vlerave evropiane, pavarësisht nëse dikush është pjesë e BE-së apo jo.

    E VËRTETA SIPAS MICKOSKIT

    “Ne jemi partnerë në aleancën më të madhe të njerëzimit – NATO-n, dhe aty do të vazhdojmë të funksionojmë. Ne do të mbetemi këtu, por edhe qytetarët tanë do të mbeten atje në Bullgari”, tha Mickoski, pas reagimit të djeshëm nga diplomacia zyrtare bullgare lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit Mickoski se synimi I Shkupit zyrtar është të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, “por kur bëhet fjalë për të vërtetën, ne jemi këtu për ta komentuar”.

    “Po të mos ishte ndryshimi i Kushtetutës ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur, atëherë nuk di se çfarë është. Do të thirresha në të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën për mbrojtjen e të drejtave të grupeve dhe nuk mund të mos e komentojmë të drejtën e komunitetit maqedonas në Bullgari, e cila është mbështetur në 14 vendime të Gjykatës në Strasburg. Të gjithë duhet ta mbështesim komunitetin maqedonas, i cili fatkeqësisht në shekullin XXI, në një shtet anëtar të BE-së, nuk mund ta realizojë këtë të drejtë. Kjo nuk ka lidhje me punët e brendshme” tha kryeministri Mickoski pas dorëzimit të akreditimit nga Asociata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Akademive të Policisë për Standarde dhe Trajnime.

    MPJ BULLGARE: MICKOSKI PËRHAP TEZA MANIPULATIVE

    Ministria e Jashtme bullgare ka reaguar duke thënë se presidenti i Qeverisë maqedonase ka treguar një herë tjetër mungesë kuptimi për vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    “Sikur të donte apo jo, ai promovon tezash manipulative dhe të rreme, të cilat mund të shihen si një ndërhyrje e vërtetë në punët e brendshme të Republikës së Bullgarisë,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme bullgare. Diplomacia bullgare kujton se konsensusi evropian i korrikut të vitit 2022, i miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë, mbetet një udhërrëfyes i vlefshëm për përparimin e vendit në procesin e tij të anëtarësimit.

    “Deklaratat e tilla i shohim si një tentativë tjetër për të shmangur angazhimet e marra dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut nga mungesa e reformave. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka demonstruar përsëri një kuptim të pamjaftueshëm të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kështu, dëshiron apo jo, ai promovon tezash manipulative dhe të rreme, të cilat mund të konsiderohen si një ndërhyrje e vërtetë në punët e brendshme të Bullgarisë,” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare.

    Përndryshe reagimi i ministrit të jashtëm bullgar erdhën pasi kryeministri Mickoski, pas vendosjes së gurit të themelit të pikës kufitare Maqedoni-Greqi “Markova Noga”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me disponimin e BE-së për të nënshkruar një deklaratë nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ose nga pala bullgare për të thënë se përfshirja e Bullgarëve në Kushtetutë do të jetë çështja e vetme bilaterale në rrugën tonë drejt BE-së, tha se ka dëgjuar shumë deklarata deri tani, por duhet parë veprat.

    “Mbaj mend kur përfaqësues të lartë të BE-së, të shoqëruar nga përfaqësues të lartë të shteteve të tjera të botës, ishin ulur para meje dhe më thoshin – emri është gjëja e fundit që duhet të bëni. Sigurisht, edhe atëherë ishim kundër, por edhe atëherë u thashë se ata nuk e thonë të vërtetën dhe se nuk është gjëja e fundit. Duhet të shohim veprime, dhe veprime sipas meje përfshijnë njohjen e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për komunitetin maqedonas në Bullgari. Njohje të qartë dhe të pakthyeshme të identitetit maqedonas dhe njohje të qartë dhe të pakthyeshme të kulturës, traditës, zakoneve maqedonase, dhe njohje të qartë dhe të pakthyeshme të gjuhës maqedonase, e cila është gjuhë zyrtare në OKB që nga viti 1945. Duhet të respektojmë parimet, përndryshe do të kemi një problem serioz,” tha kryeministri.

    Ndërkohë, dje euro-ambasadori Mihalis Rokas u shpreh se në nivel të BE-së po punohet intensivisht për tejkalimin e çështjeve të mbetura para se të hapen negociatat, duke paralajmëruar edhe aktivitet të fuqizuar diplomatik për tejkalimin e çështjes së ndryshimeve kushtetuese. Jo-zyrtarisht mësohet se periudhën e ardhshme vendin do ta vizitojë edhe euro-komisionerja për zgjerim Marta Kos, e cila pritet të diskutojë për mënyrat e zhbllokimit të procesit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Waitz i shqetësuar për presionin politik ndaj Këshillit Gjyqësor, Mickoski paralajmëroi protesta

    Lajmi i rradhës

    SHKARKIME APO LARGIME VULLNETARE? / Ulet numri i punonjësve në industrinë e RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë