Skenës politike në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe një parti e re politike. Lëvizja për demokraci, të drejta dhe liri (LDL) është subjekti më i ri re, e cila disa ditë më parë zhvilloi kuvendin themeluese në Manastir. Kryetar partie është zgjedhur aktivisti, Edin Jakupoviq, përcjell Nistori.
Nga kjo parti njoftojnë se, anëtarët e LDL-së janë përgjithësisht pa angazhim paraprak politik, të cilët do të angazhohen për vlerat dhe parimet demokratike.
“Zhvillimi dhe prosperiteti i një republike të pavarur dhe sovrane të Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE, ndërtimi i një shoqërie civile, demokratike, pluraliste, në të cilën do të respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, respektimi i kulturës dhe specifikave të qytetarëve, të drejtat e tyre të barabarta dhe përgjegjësitë, respektimi i lirive fetare dhe e drejta për zgjedhjen e lirë të fesë, barazia midis gjinive dhe komuniteteve, mbrojtja e të drejtave të medias, janë disa nga angazhimet programore të partisë së re”, njoftuan themeluesit e saj.