Legalizimi i kanabisit në RMV | Opozita paralajmëron bllokimin e kuvendit

    Opozita paralajmëron bllokim të plotë të Kuvendit pasi mbrëmë Qeveria i dha dritë jeshile tekstit të propozim- ligjit për kontrollin e drogave. Me të planifikohet që kompanitë që kultivojnë kanabis të munden që sasitë e prodhuara të gjethit të thatë t’i shesin jashtë vendit. VMRO DPMNE akuzon se pushteti dëshiron të legalizojë, siç shprehet, krimin e Zoran Zaevit. Nëse ligji në Kuvend miratohet me flamur evropian, VMRO njoftoi bllokimin e të gjitha ligjeve.

     “Licencat për kanabis që u lëshuan në vitet e kaluara janë licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe prodhim final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të gjethit të thatë të kanabisit, siç parasheh ky ligj. Mes këtyre licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Sekret publik janë dyshimet se licencat për përpunimin e vajit nga kanabisi u lëshuan për 300 deri në 500 mijë euro, para për të cilat dyshojmë se kanë përfunduar vetën më xhepat e familjes Zaev”- deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

    Por, sipas kryeministrit, me shtyrjen e përditshme të këtij ligji, shteti humb para nga ky biznes për buxhetin. Qeveria planifikon një pjesë të parave të shfrytëzohen për sëmundjet e rralla, për mediat, kulturën, arsimin dhe sportin. Planifikohet edhe formimi i Agjencisë së posaçme për kanabis e cila do jetë kompetente për kontrollimin e këtij biznesi. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së nuk i besojnë aq BE-së

    Lajmi i rradhës

    Dreka e Kurban Bajramit në xhami që bashkoi të gjitha fetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë