Me lëshimin e rrugës ekspre nga Stracini deri në Kriva Pallankë, udhëtimi nga 30 minuta do të shkurtohet në 10 minuta, ndërsa nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë në vend që një orë do të udhëtohet 40 minuta, përcjell Nistori.
Rruga, e cila zyrtarisht u lëshua sot, është në një gjatësi prej 25.5 kilometra dhe është pjesë e Korridorit 8. Investimi i përgjithshëm është 93.7 milionë euro, nga të cilat 80.20 milionë euro janë fonde nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në një vlerë prej 13.50 milionë euro.
Në rrugën ekspres janë ndërtuar tre kryqëzime, tre ura, 13 viadukte dhe 44 shpate. Ndërtimi ka filluar në maj të vitit 2018, intesivisht është punuar gjatë gjashtë muajve të fundit.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski në lëshimin zyrtar, tha se realizimi i këtij projekti është rezultat i punës ekipore dhe të koordinuar, e jo rezultat i vetëm një subjekti.
“Në korrik të vitit 2024 kur u zgjodha drejtor i NPRRSH-së në seksionin e parë nuk ishte vendosur asnjë centimetër asfalt, ndërsa sot mburren se kanë mbetur vetëm punimet e përfundimit. Gjërat ishin jashtëzakonisht të ngadalta. Kur u bëra drejtor i NPRRSH-së për mua ishte sfidë dhe për këtë vendosa t’i përkushtohem plotësisht këtij projekti dhe vendosa që ta përfundoj deri në fund të vitit 2024, u vonuam vetëm tre ditë”, tha Trajanovski.
Theksoi se është planifikuar edhe projektimi i një rruge të re ekspres nga Kumanova deri në Stracin dhe ndërtimi i një kryqëzimi afër Ginovcit. /Nistori/