Lëvizja Besa përjashton Kastriot Rexhepin nga partia

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, konfrom normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të statutit të Lëvizjes Besa, përjashton nga partia deputetin Kastriot Rexhepi. Kasami e ka marr këtë vendim, për shkak se deputeti Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja Besa, përcjell Nistori.

    Përndryshe, deputeti Kastriot Rexhepi i cili dje u shpall nga opozita si i rrëmbyer apo i zhdukur, ai sot u deklarua në polici, ku u deklarua se nuk ka qenë i rrëmbyer apo i zhdukur. /Nistori/ 

    NJOFTIM PËR OPINIONIN NGA LËVIZJA BESA

    Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Lajmi Paraprak

    Gjobitet makinisti, vonoi trenin për një minutë

    Lajmi i rradhës

    Edhe shumica aktuale e pasigurtë dhe e paqartë në lidhje me atë sesi do t’i vazhdojnë procedurat parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë