Lëvizja Besa reagon pas lajmit të Nistorit për librin e muzikës

    Komunikata e plotë e Lëvizjes Besa për Nistorin:

    Për shkak të politikave nacionaliste të LSDM-së dhe politikave për pasurim personal të BDI-së në stilin “SORAVIA”, nxënësit shqiptarë të klasës së 8-të, mësojnë këngë të shkruara vetëm nga autor maqedonas, të përkthyera në gjuhën shqipe, por të shkruara me shkronja cirilike.

    A ka absurd më të madh! A ka më shumë turp dhe nënçmim se kjo që ndodh nga Qeveria LSDM-BDI!

    Vetëm disa ditë më parë treguam me fakte se BDI po zhvillon me sukses shkatërrimin e arsimit në gjuhën shqipe, ku nxënësit shqiptarë vazhdojnë të mos kenë libra. Dhe këto fakte për çdo ditë vetëm vazhdojnë dhe forcohen, por edhe zbardhin misionin e vërtetë të BDI-së.

    Qeveria e cila erdhi në pushtet me moton “një shoqëri për të gjithë”, po del se është Qeveria më nacionaliste, madje edhe ekstremiste. Nacionalizmi u ka depërtuar deri në palcë, saqë atë e shfaqin edhe në lëndën e muzikës. E çka mund të pritet në sferën e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik dhe në çështjet e tjera.

    Për të ardhur keq është fakti se këto gjëra ndodhin në kohën kur ministri i Arsimit dhe Zëvendës ministri janë shqiptarë dhe kuadro të BDI-së. Me keqardhje po i theksojmë, ministër është Jeton Shaqiri, ndërsa zëvendësministër Agim Nuhiu.

    Me këtë veprim, këto dy zotërinj japin mesazhin se shqiptarët në Maqedoni, nuk kanë autor që shkruajnë këngë, nuk kanë autor të muzikës dhe nuk kanë artistë me vlera. Por ne i njohim dhjetëra prej tyre.

    Kërkojmë nga Jeton Shaqiri dhe Agim Nuhiu, që publikisht të dalin dhe të tregojnë, a i njohin artistët e muzikës në vendin tonë?

    A kanë tentuar t’i kontaktojnë ndonjëherë dhe të flasin me ta, që ti bëjnë pjesë të librave të muzkës?

    Ose po, nuk e kanë parë të arsyeshme të bëjnë një veprim të tillë sepse me profesor dhe artist të muzikës nuk mund të hapësh kazino, të kurdisësh tenderë dhe të pasurosh familjen e kryetarit të partisë!

    Lajmi Paraprak

    Publikohen pamje të abuzimeve çnjerëzore që po ushtrojnë ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor (Video)

    Lajmi i rradhës

    Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë