Ligji i Shtetësisë, “E majtja” kërcënon me bllokim në Kuvend

    Ndërsa të enjten propozim-ligji për shtetësi do jetë pikë e rendit të ditës në seancë plenare të Kuvendit, kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se nga “E Majta” do të kërkojë sqarime për kërcënimet e tyre se do ta paralizojnë Kuvendin. Zaev thotë se propozim-Ligji për shtetësi bazohet në rregullativën evropiane.


    “Nëse nuk tolerohet, bllokadat do t’i bënte ASH-AAA-ja. Nëse toleroni, bllokon E Majta. Ne po mundohemi të dëshmojmë çfarë është e rëndësishme. Kemi qytetarë të cilët sipas ligjit duhet të kanë shtetësi, por nuk kanë. Me ligjin e ri i zgjerojmë kriteret dhe lehtësojmë procedurën. Janë 15-16 kritere bazuar në ligjin e vitit 2004 dhe e kemi përfshirë rregullativën Evropiane për të treguar se si atje jepet shtetësia në raste të ndjeshme si këto, me procedurë normale”– deklaroi Zoran Zaev.

    Opozita shqiptare pret që Ligji për shtetësi të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim vjetor. Burime të Alsat thonë se për procedimin e ligjit në Komisionin për Çështje Evropiane si trup amë, do të vendoset në koordinimin që pason pas miratimit të nevojës së ligjit. Në bazë të nenit 171-v, kur propozim-Ligji propozohet me procedurë të shkurtuar dhe mban yllin Evropian, Kuvendi përveç që nuk mban diskutim të përgjithshëm, në trupin punues leximi i dytë nuk mund të zgjatë më shumë se 3 ditë. Derisa opozita shqiptare pret miratimin e ligjit, E Majta e cila e vlerëson si shantazh procedimin e tij ka paralajmëruar padi penale ndaj propozuesit, nënshkruesve, kreut të Kuvendit dhe presidentit derisa ky i fundit e dekreton ligjin pas miratimit. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    “Titanik”, gjykimi i rastit për mashtrime zgjedhore do të ketë fillim të ri

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së nuk i besojnë aq BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë