Ligji për tregti të ndershme – hap për të mbrojtur standardin e qytetarëve në RMV

    Pas vonesave së miratimit të Ligjit për Parandalimin e Praktikës së Padrejtë në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, qeveria ka ndërmarrë një hap tjetër për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Deri në miratimin e tij u zgjat edhe për një muaj apo deri në fund të muajit shkurt masa për çmimet e garantuara, që nënkupton prodhime më të lira bazë ushqimore për popullatën.

    Me ndryshimet e miratuara në vendimin ekzistues, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, kufizimi i çmimit zgjatet deri më 29 shkurt 2024, në vend të datës 31 janar 2024, për disa lloje të produkteve ushqimore bazë, përkatësisht: orizin, miellin, bukë dhe produkte të tjera buke, biskotave, makarona, mishit dhe produkte mishi, qumësht, vezë, kaçkavall, djathë dhe produkte të tjera të qumështit, ujin natyral dhe të gazuar, dhe lëngjet pa gaz dhe të gazuar si dhe llojeve të caktuara dhe birrës së lehtë, njoftojnë nga Qeveria.

    Nga ana tjetër, pritet që Ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte që duhej të miratohet deri në fund të vitit 2023, jo vetëm tu japë fund keqpërdorimeve të tregtarëve dhe furnitorëve në industrinë ushqimore, por edhe të lirojë kë to çmime.

    Kufizimi i rabatit në 10 për qind, dhe jo si më parë, që arrinte në 30-40 për qind të fitimit neto, gjoba në shumën 20 mijë euro, dhe anulimi i manipulimit me çmimet. Këto janë ndër pikat kyçe të Ligji për “Parandalimin e Praktikës së Padrejtë në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Kompetentët premtojnë se përmes ligjit do të ketë një ulje të re të çmimeve të produkteve ushqimore me të paktën 20 për qind në raport me çmimet e deritanishme. Në këtë ligj zbatohen direktivat evropiane dhe ai do të miratohet me flamur evropian. Me Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare do të rregullohen kushtet dhe mënyra se si do të bëhet tregtia në fushën e produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe nuk do të lejohet përdorimi i fuqisë së një kompanie të caktuar ndaj kompanive të tjera”, thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

    Sa i përket komunitetit të biznesit, ata janë të mendimit se ligji për praktikat e padrejta tregtare duhet të miratohet sa më shpejt. Vetëm në këtë mënyrë do të korrigjohen disa padrejtësi në të gjithë zinxhirin tregtar.

    “Profiti Rentabiliteti neto i të gjithë prodhuesve është dy, tre ose katër për qind në llogarinë përfundimtare dhe kështu ka qenë në vitet e fundit. Por për të tregtuar produktet e kam fjalën edhe për fermerët edhe për prodhuesit e ushqimit, në tregti kërkohet 25, 30 ose 35 për qind të të ardhurave totale. Ne besojmë se kjo është një padrejtësi e madhe dhe jo vetëm që është një padrejtësi, por prodhuesit i fut në kufijtë e mbijetesës, ndërsa tregtarët e marrin ajkën”, thotë Goran Georgievski, nënkryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.

    Nga Oda Ekonomike presin që ky ligj të sjellë rregull në tregtinë me produkte ushqimore dhe bujqësore.

    “Ky është një ligj krejtësisht i ri, një punë e re për të gjithë ne dhe për kompanitë, furnitorët, shitësit me pakicë dhe shumicë. Është një ligj evropian që është transpozuar këtu, i përshtatur me tregun tonë, dhe besojmë se do të vendoset rregull“, thonë nga Oda Ekonomike.

    Ky ligj rregullon rregullat dhe masat për parandalimin e imponimit të praktikave të padrejta tregtare që devijojnë nga sjellja e mirë tregtare dhe përcakton praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, imponimi i të cilave shfrytëzon fuqinë e konsiderueshme negociuese të blerësit në raport ndaj furnitorëve të tij dhe arrihet koordinimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji. Ai do të zbatohet për shitjen e produkteve bujqësore dhe ushqimore, furnizuesi dhe blerësi i të cilave janë të vendosur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ose në vende të treta.

    Në të ardhmen, praktikat e pandershme tregtare, praktikat mashtruese tregtare dhe praktikat agresive tregtare në shitjen e mallrave dhe shërbimeve, do të jenë përgjegjësi e Inspektoratit Shtetëror të Tregut përmes kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, si dhe pas alarmimit nga ana e konsumatorëve.

    Ndryshe, në BE si praktika jo të ndershme tregtare janë edhe reklamimi për hir të mashtrimit, renditja jo transparente e rezultateve të kërkimit, oferta false “falas”, manipulimi i fëmijëve, modelet e errëta të dizajnit modeleve. Pretendime të rreme për shërim. Pretendime të rreme për pranueshmërinë ekologjike të produkteve ose marketing manipulues të gjelbër. Ndër to renditen edhe reklamat e fshehura në media (reklama në formën e një artikulli gazete). Shpalljet e influenserëve në rrjetet sociale, shpalljet në lojëra të ndryshme. Vlerësime të rreme të konsumatorëve, sistemet piramidale, oferta false çmimesh dhe dhuratash, përparësitë e rreme “të veçanta”, oferta të rreme të kufizuara, dërgimi këmbëngulës i ofertave, etj. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    PARANDALIMI I RYSHFETIT NË BURGJET E RMV / Kamera në trupat e policëve  

    Lajmi i rradhës

    Organizata të qytetarëve dhe ekspertë paralajmëruan për rreziqet nga marrëveshja e re e KB-së për kriminalitetin kibernetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë