Valbon Limani nga VLEN në Dialy Click në TV21 tha se një nga kërkesat e VLEN-it në bisedime për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në është edhe posti i kryeparlamentarit. Limani u shpreh i bindur se do të arrihet marrëveshja që këtë post ta drejtojë një shqiptar/e.
TV21: A është kryeparlamentari në tavolinë të bisedimeve?
“Po është”, tha Limani nga VLEN.
TV21: A ka përballje me VMRO-në që nuk e lëshon këtë si pozicion?
“Jo, besoj se do të arrihet marrëveshje për atë”, pohoi Limani.
A do të kenë shqiptarët më pak ministri në qeverinë e re? Limani nga VLEN: Mund të ndodhë të ketë 1-2 më pakë
Limani deklaroi se VLEN do të realizojë bisedime parimore me VMRO-DPMNE-në për pjesëmarrje në qeveri. Limani thotë se nuk është me rëndësi numri i dikastereve, por puna që do të bëjnë ministrat shqiptarë në qeverinë e ardhshme.
“Nuk e di se çka do të ndodhë, mund të ndodhë edhe ajo të ketë 1-2 më pakë, mirëpo prapë do ta përsëris se qëllimi i asaj është të realizohen të gjitha synimet dhe programet që kanë të bëjnë me ato ministri , e jo vetëm të kemi numra të caktuar që ministrive, me të cilët do t’i rahatosim 10-15-20 vetë që do të ulen në ato kolltukë”, theksoi mes tjerash Limani. /Nistori/