Liqeni i Dibrës pa koncesioner – janë shkaktuar dëme të mëdha ekologjike

    Tanimë vite me radhë liqeni i Dibrës ka mbetur pa koncesioner. Qeveritë e deritashme për shkaqe të panjohura apo formale kanë lënë pa koncesioner liqenin gjë që ka shkaktuar dëme të mëdha për këtë akumulacion si në aspektin ekologjik ashtu edhe në aspektin e florës dhe faunës. “Liqeni pa pronar”, siç i thonë dibranët është kthyer në një pasuri që nuk i takon askujt po shfrytëzohet nga çdo kush. Sot në liqenin e Dibrës gjuhet peshk pa kritere edhe pse shoqata e peshkatarëve sportiv “Trofta”, tenton të mbrojë atë nga hajnat e shumtë të cilët në liqe janë pothuajse çdo ditë.

    Mungesa e koncesionerit sidomos jep mundësi për peshkim me nica dhe peshku shitet nga hajna të shumtë, në qytetet fqinje të Dibrës dhe dibranët peshkun e tyre as nuk kanë mundësi ta shijojnë.

    Në shoqatën të peshkatarëve sportiv të Dibrës “Trofta”, janë shumë të shqetësuar. Të shqetësuar janë edhe dibranët në tërësi. Anëtarët të kësaj shoqate shembullore të cilët edhe vetë bëjnë tentime që të mbrohet liqeni nga hajnat e shumtë që vijnë edhe nga qytetet e tjera të vendit, jep një kontribut modest për mbrojtje të peshkut, por duke marrë parasysh faktin se ata nuk janë koncesionerë edhe mbrojtja nuk është ashtu siç duhet të jetë.

    Kryesia e kësaj shoqate të peshkatarëve sportiv vlerëson se sa zgjatet mosdhënia e koncesionit nga Ministria kompetente, aq edhe dëmet janë më të mëdha. Kryetari i shoqatës Beli Haliti, disa herë ka potencuar se edhe pse shoqata ka bërë kërkesë për marrjen e koncesionit për shkaqe teknike koncesioni nuk i është ndarë.

    “Shoqata tenton në kontinuitet të mbrojë liqenin nga hajnat por ajo për shkak se nuk ka koncesion nuk mund të mbrojë atë në nivelin e duhur”, thotë kryetari Haliti dhe shton se fondi i peshkut dëmtohet. Edhe pushteti vendor në Dibër është i përcaktuar që koncesioni për liqenin duhet të ndahet me kriteret që ka përcaktuar qeveria e mëparshme. Sipas saj koncesioni duhet të jepet vetëm për peshkim sportiv dhe rekreim. Koj do të thotë se kriteret janë të qarta dhe liqeni nuk duhet të përdoret për peshkim ekonomik. Peshkimi ekonomik që ju dha një koncesioneri para 10 viteve nga Struga, bëri një situatë kaotike në liqe meqë koncesioneri i atëhershëm jashtë kontratës gjuante peshk dhe dëmtoi fondin e peshkut tërësisht. Poashtu edhe nuk i plotësoi detyrimet për shumimin e peshkut.

    Në një situatë të këtillë, me të drejtë Dibra si komunë dhe dibranët në tërësi kërkojnë që institucionet qendrore sa më shpejt të ndajnë koncesionin për liqenin e Dibrës. Nëse vazhdon avazi i institucioneve qendrore që të mos japin koncesion, atëherë dëmet ndaj fondit të peshkut do të marrin përmasa shqetësuese, por njëkohësisht do të vazhdojë ndotja e liqenit ashtu siç ndoteshe deri tash edhe nga derdhja e mbeturinave dhe vajrave të ndryshme të automjeteve në të.

    Kontrolli ndaj liqenit është teje i nevojshëm, sepse zhvillimi i turizmit ka një domethënie të madhe për zhvillimin e komunës dhe në atë drejtim mund të konkludohet se pa liqenin nuk mund të ketë zhvillim adekuat të turizmit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Arsovska u takua me Mickoskin pa plan konkret për kaosin në Shkup / Perinski: jemi të shqetësuar

    Lajmi i rradhës

    AFRIM GASHI SËRISH NË VËMENDJEN E OPINIONIT | Privilegje apo siguri!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë