I akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski Palco, është sjellë në Maqedoninë e Veriut.
Palevski zbarkoi në aeroportin e Shkupit me fluturim normal, pas çka ai do të dërgohet në burgun hetues të Shkupit.
Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur në Turqi nëpërmjet Bullgarisë. Policia turke e arrestoi atë në Balikesir.
Ndërkohë janë vendosur masa të posaçme operative në qendrën e paraburgimit të Shuto Orizares për shkak të ekstradimit të tij. Në burg kanë mbërritur njësitë speciale dhe të gjithë të burgosurit janë nën çelës, pra edhe pavijonet edhe qelitë.
Komandantët dhanë urdhra që askush të mos lejohej të dilte jashtë vendit ku vuanin dënimin me burg, qoftë në repart të hapur apo gjysmë të hapur./Nistori/