Llatas: U kërkoj falje njerëzve që lëndova dhe atyre që janë ndjerë të ofenduar

    Gazetari Dragan Pavloviq-Llatas, pas aktakuzës nga PTHP për shpërndarjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, thotë se është i habitur që i kërkohet konfiskimi i pasaportës.

    “Kam 6 vjet që jam në makinën bluarëse të Prokurorisë dhe nuk jam arratisur nga vendi dhe së dyti, kërkohet ndalimi i daljes publike të një gazetari, për të cilin dalja publike është profesion.

    Në praktikë kërkohet ndalimi i kryerjes së një veprimtarie, që mund të jetë vetëm me një vendim gjykate pas kryerjes së një procesi. E përndryshe, mund të merret ndalim për 3 vjet dhe 3 vjet që gazetarit i ndalohet të kryejë profesionin e tij.

    Mua personalisht më vjen keq nëse dikush është ndjerë i ofenduar ose është lënduar ose thirrur nga kjo, sepse ata kanë të drejtë t’i interpretojnë gjërat në mënyrën e tyre në kuptimin e asaj që ne themi, kështu që unë mund t’u kërkoj falje vërtet atyre njerëzve të lënduar dhe ofenduar, ndërsa jo atyre që kanë lexuar vetëm titullin apo ua ka thënë ndokush”, theksoi Llatas për “Kanal5”.

    Lajmi Paraprak

    SULMET KIBERNETIKE | Ekspertët: Të angazhohen profesionistë ku politika s’duhet të ketë dorë

    Lajmi i rradhës

    Mbyllen sallat e operacioneve në spitalin e Prilepit, ekzaminohet gjendja bakteriologjike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë