Lloga: VMRO-DPMNE-ja të mos sillet sikur në fushatë

    Pas reagimit të VMRO-DPMNE-së se largimi i Dobrila Kacarskës nga pozita udhëheqëse në Gjykatën Kushtetuese ishte festë e drejtësisë, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

    Lloga thotë se sulmi ndaj institucioneve të pavarura është gjuhë e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe për një vend që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ai kërkon nga VMRO-DPMNE që të mos sillen sikur të ishin në fushatë.

    “Si ministër dhe ministri kemi pasur periudhë të përplasjeve me kryetaren dhe gjykatën kushtetuese, por në asnjë moment kjo nuk mund të devalvojë në gjuhë urrejtjeje dhe kualifikime personale që më vonë shfaqen në rrugë edhe si kërcënime ndaj bartësve të funksioneve publike. Ka ende vendime të gjykatës kushtetuese për të cilat nuk ndajmë vlerësime të njëjta, por në asnjë moment nuk mund të shërbejë si pretekst për kontestim të atyre verdikteve dhe komentim denigrues”.

    “Ftojmë partinë politike të VMRO-DPMNE-s që të ngrihet në lartësinë e detyrës që e pret, dhe të mos sillet si në fushata zgjedhore. Rruga e konsolidimit të institucioneve demokratike kalon përmes respektimit të tyre nga partitë dhe institucionet respektive”, ka shkruar Lloga në Facebook./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Geer: procesi reformues është i patjetërsueshëm për anëtarësim në BE

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Administrative e refuzon ankesën e Frontit Europian, nuk do të ketë rivotim në Llërcë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë