LOJËRAT E FATIT / Gashi: të hiqen krejtësisht ose të vendosen në hotele me pesë yje

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se nuk kanë hequr dorë nga modeli që presidenti i ardhshëm të zgjidhet në Kuvend dhe ai të jetë shqiptar, përcjell Nistori.

    Në DailyClick, Gashi thotë se megjithatë një shqiptar në Vilën Vodno mund të vijë edhe nëpërmjet modelit aktual, me zgjedhje nga qytetarët.

    Sipas tij, nëse do të ishte një person që ia do të mirën vendit dhe punon në interes të qytetarëve, atë do ta votonin edhe maqedonasit.

    “Mund ta votojnë edhe maqedonasit”, tha Gashi duke shtuar se edhe zgjedhja në Kuvend do të mundësohej me 2/3 e votave.

    Ai ka folur edhe për lojërat e fatit, ku tha se, betejën do ta bëjnë deri në fund që kazinotë të hiqen krejtësisht ose siç thotë, të vendosen në hotele me pesë yje. Gashi tha se nga bixhozi janë shkatërruar shumë familje.

    “Një pjesë shumë e madhe, do të zgjidhen si çështje dhe pastaj ne do ta bëjmë betejën deri në fund që kazinotë ose të hiqen krejtësisht ose të vendosen në hotele me pesë yje”, tha Gashi.

    Gashi tha se kanë konstatuar që balancuesi nuk ka dhënë efektin që e kanë pritur dhe shtoi se kur një mjet nuk funksionin për ta arritur qëllimin, atëherë duhet ndërruar mjetin. Gashi tha se janë dakorduar që balancuesin ta ngritin një nivel më lartë, që të sjellin një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat.

    Gashi ka folor për lojrat e fatit, ku tha se, betejën do ta bëjën deri në fund të kazinot të hiqen krejtësisht ose siç thotë, të vendosen në hotele me pesë yje. Gashi tha se nga bixhozi janë shkatërruar shumë familje.

    “Një pjesë shumë e madhe, do të zgjidhen si çështje dhe pastaj ne do ta bëjmë betejën deri në fund që kazinot ose të hiqen krejtësisht ose të vendosen në hotele me pesë yje”, tha Gashi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hungaria trondit Brukselin, përsëri…

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë