Opozitarja LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se me ardhjen e tyre në pushtet, vendi është bërë i rrezikshëm për të jetuar pasi që çdo ditë ndodhin vrasje, dhunë dhe djegie të automjeteve.
Zëdhënësja Bodganka Kuzeska thekson se MPB e udhëhequr nga Pançe Toshkovski është joefikase në zbardhjen e këtyre rasteve.
“Joefikasiteti i MPB-së së udhëhequr nga Toshkovski dhe VMRO-DPMNE stimulon edhe më shumë krim, e përkeqëson sigurinë dhe i inkurajon pushkatarët të cilët lirshëm shëtiten nëpër shtet. Vrasja e fundit është vetëm një prej një sërë të rasteve të pazbardhura për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së të cilët kurdo që janë në pushtet, në shtet zotërojnë bandat e rrugës. Vetëm për rikujtim, as më pak e as më shumë, saktë 4 vrasje dhe 3 tentime për vrasje në gjashtë muajt e fundit ose mesatarisht një në muaj”, tha Zëdhënësja e LSDM Bogdanka Kuzeska.