LSDM: Ndërprerja e mësimit është në dëm të nxënësve

    Në ditën e tretë të grevës në arsim, LSDM-ja në pushtet ka reaguar përmes një komunikate. Nga kjo parti thonë se ndërprerja e mësimit është në dëm të nxënësve ndërkaq thonë se në 4 vitet e fundit kanë rritur pagat gradualisht në sektorin e arsimit dhe kujdesit për fëmijët.

    “Është e qartë nevoja për një vlerësim me dinjitet të punës së mësuesve. Por, interesi më i rëndësishëm i nxënësve është sigurimi i vazhdimësisë së mësimdhënies, sidomos tani pas pandemisë. Mësuesit duhet të vënë në plan të parë interesin e fëmijëve dhe përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme. Pikërisht përmes dialogut gjatë 4 viteve të fundit, LSDM ka rritur pagat në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve nga 3.200 në 6.400 denarë”, thonë nga LSDM.

    Lajmi Paraprak

    OKB: Lufta në Ukrainë mund të shkatërrojë shumë shtete të varfra

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët nuk mund të blejnë vaj me shumicë për ushqim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë