LSDM: VMRO-DPMNE bashkëpunim të thellë me Apasievin në koalicion anti-BE

    Nga VMRO-DPMNE thonë se marrëveshja me Bullgarinë është e keqe, në dëm të gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase, ndërkaq kërkojnë nga LSDM që të mbështes referendumin mbi këtë çështje.

    “LSDM e di se do të përjetojë debakël, për këtë nuk mbështet referendum, tradhtari Kovaçevski e ruan kolltukun. Nëse LSDM-ja ishte e sigurt se marrëveshja të cilën e kanë arritur dhe protokollin që e kanë nënshkruar janë aq të mira, atëherë nuk do të kishin problem të dilnin në referendum. LSDM e di se marrëveshja është e keqe dhe se është në dëm të gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase dhe për këtë ikin nga referendumi”, thonë nga VMRO.

    Nga LSDM thonë se Mickoski duhet të bëjë referendum brenda partisë së tij, ndërsa akuzojnë VMRO-DPMNE-në për bashkëpunim të thellë me Apasievin në koalicion anti-BE.

    “Hristijan Mickoski e konfirmoi bashkëpunimin e thellë me Dimitar Apasiev, me të cilin është i vetëm në koalicionin anti-BE-së. Mickoski së bashku me Apasiev e gënjyen opinionin për gjuhën maqedonase, historinë maqedonase dhe veçoritë, i trembën qytetarët me gjoja asimilim dhe bullgarizim. Paralajmërimet e Mickoskit për referendum janë vetëm përpjekje e dëshpëruar që ai të mbajë ulësen në pallatin e bardhë dhe në vend që të kërkojë referendum kundër gjuhës maqedonase, le të mbajë referendum në VMRO-DPMNE, ku është çështje nëse ai ka mbështetjen e shumicës atje”, thonë nga LSDM.

    Lajmi Paraprak

    TEMPERATURAT E LARTA | Grupet e rrezikuara lirohen nga puna deri më 27 korrik

    Lajmi i rradhës

    “BE-ja të përgatitet për valën e re të pandemisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë