LSM: Gjykata Kushtetuese të mbështes marrëveshjen që e diela të jetë ditë jo-pune

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot i kanë dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese nga ku kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të refuzoj kërkesën për shfuqizimin e të dielës si ditë jo-pune.

    “Lidhur me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon në Gjykatën Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen e partnerëve social – që e diela të jetë ditë jo-pune për numrin më të madh të punëtorëve, përveç për aktivitetet që partnerët socialë i përcaktuan si përjashtim për shkak të domosdoshmërisë së kryerjes së vazhdueshme të proceseve të caktuara prodhuese”, thuhet në njoftimin e LSM-së.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së konsumojnë kripë dy herë më shumë se sa doza e rekomanduar nga OBSh-ja

    Lajmi i rradhës

    Shifra rekorde të njerëzve “që do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë