LSM sot do të protestojë për paga më të larta

    Sot më 1 maj do të protestohet për paga më të larta, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), që do të zhvillohet në orën 11:00, me itinerar nga Shtëpia e Punëtorëve, përmes Parlamentit dhe Odës Ekonomike deri në Qeveri.

    Kryetari i LSDM, Sllobodan Trendafilov ditë më parë theksoi se kur punëdhënësit dhe Qeveria të rrisin pagat, punëtorët do të jenë në gjendje të blejnë sanduiçe, si dhe shumë gjëra të tjera për familjet e tyre.

    Trendafilov shprehi keqardhje që disa nga shoqatat e tjera sindikale po shkaktojnë dëm dhe tha se “kur sindikalistët mbështesin politikat qeveritare, kjo është gjithmonë në dëm të punëtorëve”.

    Në Maqedoninë e Veriut, rroga mesatare bruto gjatë muajit shkurt arriti në 64 634 denarë, ndërsa rroga neto 43 043 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Çairi assesi të shpëtojë nga mbeturinat!

    Lajmi i rradhës

    A duhet të zemërohet qeveria me Bujar Osmanin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë