“Lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit”

    Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta në Ukrainë “po shkon drejt fundit”, dhe përmendi ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder si ndërmjetës të mundshëm në bisedimet mes Moskës dhe Kievit.

    Presidenti rus Putin tha se lufta në Ukrainë “po i afrohet fundit” dhe la të kuptohet se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti. Këto komente i bëri gjatë konferencës për shtyp pas paradës së Ditës së Fitores kundër Nazizmit. Ndërkohë Moska dhe Kievi po respektojnë një armëpushim triditor në konfliktin katërvjeçar mes tyre.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kishte thënë të enjten (07.05.) se Bashkimi Evropian është i gatshëm të zhvillojë bisedime të ndara me Rusinë dhe Ukrainën “kur të vijë momenti i duhur”.

    Gjatë konferencës për shtyp, Putin u pyet se kë do të preferonte si negociator të Bashkimit Evropian për këto bisedime dhe ai përmendi emrin e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schrëder si një mundësi për ndërmjetësim në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Vladimir Putin theksoi gjithashtu se është i gatshëm përbisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, por për këtë, sipas tij, Zelenski duhet të vijë në Moskë. Por Zelenski vetë e përjashton një vizitë në Moskë. Putini shtoi se për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta në një vend të tretë nevojitet fillimisht një marrëveshje e besueshme paqeje.

    Miq të vjetër

    Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schrëder, kanë marrëdhënie të afërta prej vitesh. Gjatë në konferencën për shtyp pas paradës së Ditës së Fitores Putini tha se edhe pse Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ndërmjetësojnë, nga pala evropiane, ai imagjinon si  si ndërmjetës ish-kreun e Partisë Social-Demokrate (SPD).

    “Nga të gjithë politikanët evropianë, do të preferoja të zhvilloja bisedime me Schrëderin,” tha Putini.

    Ish-kancelari Gerhard Schrëder është kritikuar vazhdimisht dhe ashpër për afërsinë e tij me Vladimir Putin dhe me kompanitë ruse.

    Së fundmi Schrëderi e cilësoi në një artikull për gazetën Berliner Zeitung në fund të muajit janari, luftën agresore të Rusisë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por shtoi: “Megjithatë, jam kundër demonizimit të Rusisë si armik të përjetshëm.” DW

    Lajmi Paraprak

    Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy!

    Lajmi i rradhës

    Për një muaj janë dhënë leje ndërtimi edhe për 618 banesa në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë