Malçevski: nëse VLEN shpërbëhet, BDI mund të kthehet në pushtet

    Profesori Samoil Malçevski tha në “Open” se nëse “VLEN”-i do të ishte bërë parti politike, nuk do t’i kishte këto probleme. Sipas tij, nëse “VLEN” shpërbëhet, mund të ketë riformatim të qeverisë dhe BDI-ja mund të kthehet në pushtet, përcjell Nistori.

    “Mendoj se momenti kyç është që VLEN nuk u shndërrua në parti politike dhe nëse do të kishin parimin e vendimmarrjes së përbashkët, nuk do ta kishim këtë tani. Ne shohim që ka një luftë ndërmjet Taravarit dhe Mexhitit dhe për mendimin tim, ky është një moment kyç dhe mund të jetë një pikë kthese, sepse një trazirë e tillë mund ta kthejë BDI-në në pushtet. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por nëse shpërbëhet VLEN mund të ketë riformatim të pushtetit dhe të kthehet BDI. Nëse VLEN është në trazira para zgjedhjeve, do të humbasin nga BDI në zgjedhjet lokale dhe do ta vënë Mickoskin në një situatë të padëshirueshme”, tha Malçevski.

    Ndryshe, ditëve të fundit ka një tension brenda VLEN-it, pasi Arben Taravari bëri të ditur qëndrimin e tij për zgjedhjet lokale, nëse ai dhe partia e tij do të shkojnë të vetëm në zgjedhje apo me një listë të përbashkët si VLEN. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    11 sjellje të çuditshme të fëmijëve që i shqetësojnë prindërit pa arsye

    Lajmi i rradhës

    POLIC NË RMV, KAMERIER NË KROACI! / Eksod sezonal drejt bregdetit kroat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë