Mali i Zi me ligjin për konfiskim të pasurisë me origjinë të panjohur

    Ligji që do të rregullojë çështjen e konfiskimit të pasurisë me origjinë të panjohur, do të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe shtoi se ky akt mund të quhet edhe ligj kundër mafias.

    Përfaqësuesit e qeverisë malazeze sot kanë prezantuar modelin e konfiskimit të pasurisë me origjinë të kundërligjshme, pas së cilës do të ketë debat publik për atë akt, e më pas do t’i kalohet Kuvendit për kumtim.

    Abazoviq tha se ligji do të jetë sistematik dhe se do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është një ligj i qartë dhe shumë ambicioz me qëllim që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm.

    “Unë do ta quaja këtë ligj, ligj kundër mafies”, tha Abazoviq. Ai po ashtu përkujtoi se ky është një ligj sistematik, me të cilin ka përfunduar një pjesë e punës dhe se zbatimi i atij akti do të jetë vendimtar.

    Lajmi Paraprak

    Cilat janë rregullat për përdorimin e armëve gjatë xhirimit të filmave

    Lajmi i rradhës

    Prapa dyerve të mbyllura, refugjatët afganë në Kosovë presin vizat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë