Maqedoni, çmimet e produkteve ushqimore do të stabilizohen

    abstract blur in supermarket for background

    Rritja e çmimeve të produktev ushqimore dhe jo vetëm, vazhdon të shqetësojë qytetarët e Maqedonisë, të cilët çdo ditë habiten nga çmimet e reja të produkteve.

    Nga dita në ditë ka rritje të çmimit të produkteve të ndryshme, apo ulje të peshës së produkteve dhe në situata të caktuara një kombinim i dy tendencave është negativ.

    “Faktor” bëri të ditur se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë rritje të re të çmimeve, ndërsa vërehet se çmimet e bukës janë rritur më së shumti në baza mujore.

    Megjithatë, në muajin e kaluar ka pasur rritje të çmimeve për një numër të madh produktesh dhe është matur norma më e lartë e inflacionit prej 16.8 për qind në vitet e fundit.

    Profesor Marjan Petreski tashmë ka treguar për “Faktor” se inflacioni do të vazhdojë edhe disa javë dhe se nga vjeshta pritet një stabilizim gradual.

    “Për sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të situatës, përgjithësisht është e vështirë të parashikohet në kushtet e pasigurisë së shtuar në lidhje me pritjet gjeopolitike. Rritja e çmimit të energjisë elektrike apo edhe rritjet e çmimeve të tjera, kanë sjellë inflacionin në një pikë shumë të lartë që qytetarët po e vërejnë tashmë. Me informacionet që tani janë në dispozicion dhe nëse bëjmë një analizë të situatës aktuale dhe pritshmërive, vitin e ardhshëm duhet të pritet një qetësim më i dukshëm i rritjes së çmimeve”, thekson Petreski.

    Por Maqedonia nuk është i vetmi vend që përballet me presionin e çmimeve.

    Që çmimet po rriten kudo dhe se perspektivat për qetësim janë të vogla, tregojnë edhe analistët dhe ekonomistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jorge Alvarez dhe Philip Barrett, të cilët në një analizë të përgatitur për blogun e ekonomik FMN, treguan se inflacioni do të mbetet ngritur për një periudhë më të gjatë.

    Sipas tyre Energjia elektrike dhe ushqimi ndihmuan në rritjen e inflacionit, duke mos harruar edhe furnizimet me naftë dhe gaz të reduktuar.

    Ky ishte nxitësi kryesor i inflacionit në Evropë dhe, në një masë më të vogël, në ShBA.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Narko bosi i vrarë në Turqi kishte pasaportë të Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë